
Durrës- Forcat e armatosura dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë në kodrën e Currilve për të hequr pishat e dëmtuara të cilat ranë mbi një pallat pas rrëshqitjes së dheut disa ditë më parë.
Ndërhyrja është vendosur nga ekspertë të Institutit të Ndërtimit dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Më pas do të ketë një vlerësim të situatës për të përcaktuar mënyrën e ndërhyrjes për largimin e masave të dheut.
Banorët e pallatit të rrezikuar janë evakuuar dhe ndërkohë, perimetri i sigurisë do të vijojë të mbetet i njëjtë dhe nën monitorim të vazhdueshëm pasi terreni kodrinor nuk paraqet ende qëndrueshmëri të plotë.
Ekspertët do të përcaktojnë se kur banorët mund të kthehen në pallatin ku banonin 20 familje. Ndërsa për zgjidhjen afatgjatë të rrëshqitjeve të vazhdueshme në këtë kodër, duhet studim i thelluar gjeologjik dhe investim konkret. Versus.al

