AKTUALITET /

Ryshfet e ndërtime pa leje, "CopaCabana Saranda" beach bar-i që "shkriu" kupolën drejtuese të policisë

Shkruar nga Versus

Ryshfet e ndërtime pa leje, "CopaCabana Saranda" beach bar-i

Kupola drejtuese e policisë në Sarandë u “shkri” pas verifikimeve në terren ku u konstatua ndërtim pa leje në lokalin e plazhit “CopaCabana Saranda” në lagjen nr.1 të qytetit.

Ky beach bar ka çuar edhe në përplasje që kanë përshkallëzuar deri në ngjarje kriminale. Pronare rezulton të jetë Arjola Dhrami Bajos që prej vitit 2022, ndërsa dyshohet se prona i përkiste Isuf Jaçajt i cili u vra me tritol gjatë vitit 2025. Bajo u shpall dje në kërkim nga policia.

Ryshfet e ndërtime pa leje, "CopaCabana Saranda" beach bar-i Ryshfet e ndërtime pa leje, "CopaCabana Saranda" beach bar-i  

Sipas hetimeve të deritanishme, toka mund t’i jetë marrë me forcë të ndjerit nga një grup kriminal me bazë në Kamëz që po hetohet nga autoritetet ligjzbatuese pasi dyshohet të jetë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Versus.al

Poll