AKTUALITET /

Shtetasi i huaj vjedh xhiron e lokalit në Lezhë! Merr dhe sende me vlerë

Policia ende nuk ka një njoftim për identifikimin apo arrestimin e autorit të vjedhjes.

Shkruar nga Versus

Shtetasi i huaj vjedh xhiron e lokalit në Lezhë! Merr dhe sende me

Lezhë- Një lokal në qytet ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gura, ndërsa veprimet e autorit janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas pamjeve, autor i vjedhjes është një shtetas i huaj, ende i paidentifikuar.

Pronarët thonë se autori ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka marrë xhiron ditore prej 400 mijë lekësh të vjetra dhe disa sende me vlerë.

Pavarësisht se rasti është denoncuar në polici, ende nuk ka asnjë njoftim për identifikimin apo arrestimin e autorit. Duke marrë shkas nga rasti në fjalë, pronarët e lokalit u kanë bërë thirrje bizneseve të tjera të rrisin masat e sigurisë për të shmangur ngjarje të tilla. Versus.al

Poll