AKTUALITET /

Shtirej si "BKT" dhe premtonte kredi të rreme, arrestohet 21 vjeçari! U zbrazte llogaritë bankare qytetarëve (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Shtirej si "BKT" dhe premtonte kredi të rreme, arrestohet 21

Një 21 vjeçar i identifikuar si Orlando Gjoka është arrestuar nga policia si i dyshuari kryesor i mashtrimit financiar ndaj disa qytetarëve duke u shtirur si përfaqësues i BKT.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se i riu kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Ai i kontaktonte ‘viktimat’ e tij përmes rrjeteve sociale dhe u ofronte kredi të rreme pranë bankës dhe sapo fitonte akses në llogaritë bankare, u boshatiste shumat që kishin.

Në raste kur llogaritë bankare nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1500 euro duke iu premtuar një kredi prej 15 mijë eurosh.



Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht edhe D. G., 23 vjeç dhe E. Gj., 21 vjeç ndërsa po hetohet për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të arrestuar bashkëpunëtorët e tjerë të mundshëm të të riut. Versus.al

Poll