AKTUALITET /

'Sinjalistikë janë gurët', rruga e Polisit prej muajsh e shembur! Rrezikohet jeta e banorëve

Deri më tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje të autoriteteve përveç vendosjes së disa gurëve në pjesët ku është shembur rruga.

Shkruar nga Versus
'Sinjalistikë janë gurët', rruga e Polisit prej muajsh
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Rruga kryesore e Polisit që lidh disa fshatra me Librazhdin është kthyer në një rrezik të madh për banorët e zonës dhe të gjithë kalimtarët.

Që prej shkurtit të këtij viti kur u shemb rruga Librazhd-Prrenjas, ky aks rrugor ka mbetur në të njëjtën gjendje pa asnjë ndërhyrje.

Sinjalistika e vetme në këtë rrugë duket se janë gurët që kanë rrethuar pjesën ku ka patur shembje. Ndërsa siç shihet në pamje rruga nuk duket aspak e sigurt dhe rrezikon jetën e banorëve të Polisit dhe Mirakës. Versus.al

Poll