AKTUALITET /

Prokuroria konfirmoi dënimin e saj në Greqi, KLGJ fut në rend dite shqyrtimin e çështjes së Irena Gjokës

Gjyqtarja ka argumentuar se ajo nuk ka patur asnjë dijeni për dënimin pasi nuk i ishte dhënë asnjë shpjegim nga pala greke.

Shkruar nga Versus
Prokuroria konfirmoi dënimin e saj në Greqi, KLGJ fut në rend
Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rendin e ditës çështjen e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka për të cilën u zbulua se kishte fshehur një dënim të sajin në Greqi.

Prokuroria e Përgjithshme ia konfirmoi KLGJ-së këtë fakt dhe i kërkoi institucionit që të shqyrtojë çështjen.

“Shqyrtimi i relacionit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares znj. {...}, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”- thuhet mes çështjeve të rendit të ditës.

Ndërkohë, gjyqtarja nëpërmjet një letre drejtuar KLGJ-së para nisjes së mbledhjes ka pretentuar se nuk ka asnjë arsye ligjore që mandati i saj si gjyqtare të ndërpritet. Sipas Gjokës, ajo nuk ka kryer asnjë shkelje kur nuk deklaro dënimin pasi nuk ka patur asnjë dijeni për diçka të tillë. Gjyqtarja thotë se vetëm i është refuzuar hyrja në Greqi, por nuk i është bërë me dije procesi ndaj saj dhe vendimi ishte arkivuar pa marrë ndonjëherë vendim të formës së prerë.

Ndaj gjyqtares ka patur vazhdimisht akuza nga ana e krerëve të partive opozitare të vjetra të cilët kanë pretenduar se ajo po përdorej politikisht kundër tyre. Versus.al

Poll