AKTUALITET /

Takimet speciale në burg me Laert Haxhiun, modelja nga Kosova: Kam bashkëjetuar me të

Prej më shumë se 1 viti, Pajaziti nuk arrihet të gjendet nga prokuroria.

Shkruar nga Versus
Takimet speciale në burg me Laert Haxhiun, modelja nga Kosova: Kam
Ziza Pajaziti dhe Laert Haxhiu

Hetimet ndaj ish-zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës në Korçë që dyshohet se lejuan futjen e modeles të Kosovës, Ziza Pajaziti në takim special me Laert Haxhiun, kanë nxjerrë në pah disa detaje të reja.

Materialet hetimore të administruara nga prokuroria e Korçës, tregojnë se një dokument i burgut të Drenovës tregon se modelja kishte deklaruar se kishte bashkëjetuar me Haxhiun gjatë kohës kur ky i fundit ishte i lirë.

Sipas gazetarit Elton Qyno bëhet fjalë për një deklaratë noteriale me vlerë juridike, e dorëzuar më herët në institucion dhe tashmë pjesë e dosjes hetimore.

Ky zhvillim mund të ndikojë edhe ecurinë e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të burgut Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së institucionit Sokol Kaçoli, për të cilët po hetohen rrethanat e lejimit të hyrjes së saj në burg.

Nga ana tjetër, Pajaziti e cila në vitin e kaluar ishte mes emrave të përfshirë në skandalin e hyrjes së vajzave VIP në burgjet e sigurisë së lartë, prej më shumë se një viti nuk është arritur të gjendet nga policia dhe prokuroria e Korçës. Institucioni ka kërkuar marrjen e saj në pyetje për të sqaruar rrethanat e futjes në burg dhe takimit të zhvilluar me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjet kriminale në Lushnjë. Versus.al

Poll