
Durrës- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në qytetin bregdetar. Një 33 vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit për mjekim pasi kishte marrë një plagë me armë zjarri në këmbë.
Në spital shkuan edhe efektivë të policisë, por i riu nuk ka dhënë asnjë detaj për personin që e ka plagosur apo vendin e ngjarjes së rëndë.
Fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen nëse bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë apo plagosje aksidentale. Versus.al
