Tragjedi e dyfishtë në Sarandë për një familje fatkeqe nga Delvina. Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në zonën e njohur si Pularia, ndodhi një aksident fatal nga i cili mbetën të vdekur dy motrat Ela e Rezi Dhimaku dhe vajzë e tretë, e identifikuar si Antonela Zhupa, e cila ishte në makinë me to, u transportua në spital e plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë dy motra nga Kopaçezë, një fshat në bashkinë e Delvinës.
Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Ela Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rezina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja Aantgonela Zhupa, 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë me urgjencë forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, për të siguruar zonën dhe për të asistuar të plagosurit.
Mësohet se automjetet janë përplasur “kokë më kokë”.







