AKTUALITET /

Nga palestra tek armët: Kush janë dy të rinjtë që sfiduan policinë në autostradë

Policia urdhëroi ndalimin e mjetit, por në vend të dorëzimit, dy të rinjtë brenda makinës: Ardit Domi dhe Leonard Çali u hodhën në arrati, duke shtuar gazin në një tentativë për t’u zhdukur në natë. Shkëmbimi i zjarrit rezultoi me plagosjen e Ardit Domit, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa Leonard Çali u kap në vendngjarje dhe u vu në pranga.

Shkruar nga Versus

Nga palestra tek armët: Kush janë dy të rinjtë që

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, autostrada Durrës–Tiranë u kthye në skenë të një ndjekjeje dramatike, ku sirenat e policisë u përzien me të shtënat e armëve, ndërsa trafiku i natës ndjeu pulsin e një aksioni të rrezikshëm.

Rreth orës 01:00, në zonën e “Çifligut”, një patrullë policie identifikoi një automjet të dyshimtë – i njëjti që ishte shpallur i vjedhur vetëm katër ditë më parë, më 20 gusht. Automjeti rezultonte gjithashtu të ishte përdorur në një grabitje të armatosur në një karburant në Sukth, ku autorët kishin marrë të gjitha të ardhurat ditore.

Policia urdhëroi ndalimin e mjetit, por në vend të dorëzimit, dy të rinjtë brenda makinës: Ardit Domi dhe Leonard Çali u hodhën në arrati, duke shtuar gazin në një tentativë për t’u zhdukur në natë.

Ndjekja u zhvendos me shpejtësi drejt Vorës. Në një moment kritik, automjeti doli nga rruga, por përplasja nuk i ndali të dyshuarit. Domi dhe Çali dolën nga mjeti dhe, sipas burimeve të para, hapën zjarr ndaj policisë, dyshohet me armë zjarri automatik, tip kallashnikov.

Përballë rrezikut të drejtpërdrejtë, efektivët e policisë u detyruan të kundërpërgjigjen me armë. Shkëmbimi i zjarrit rezultoi me plagosjen e Ardit Domit, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa Leonard Çali u kap në vendngjarje dhe u vu në pranga.

Mjeti, armët e përdorura dhe provat e tjera janë sekuestruar, ndërkohë që grupi hetimor është në punë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje që rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun që bartin grabitjet e armatosura dhe ndjekjet e dhunshme në rrugët e vendit.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që dy të rinjtë të jenë të përfshirë edhe në episode të tjera kriminale.

Poll