AKTUALITET /

U kap me pistoletë në Dhërmi duke shitur kokainë, arrestohet 22 vjeçari (EMRI)

Një 22-vjeçar nga Dhërmi, Justino Kurti, është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi u kap duke shitur kokainë dhe duke mbajtur një pistoletë sportive me silenciator. Materiali procedurial iu referua Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

U kap me pistoletë në Dhërmi duke shitur kokainë, arrestohet

Një 22-vjeçar, Justino Kurti, është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kap në flagrancë duke shitur doza kokainë në Dhërmi. Gjatë kontrollit, ai u gjet me disa doza të drogës dhe një pistoletë sportive me silenciator, e cila ishte e pajisur me municionin përkatës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet operative, ndaluan automjetin e 22-vjeçarit në fshatin Dhërmi. Kontrolli fizik dhe ai në automjet evidentuan veprimtarinë kriminale të tij.

Në përfundim të veprimeve, Kurti u arrestua për veprat penale:

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll