AKTUALITET /

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë së Brendshme! Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe parakaloi me shpejtësi

Nga pamjet e vendit të ngjarjes shihet se edhe mjeti i Klevi Nora është dëmtuar rëndë dhe është kthyer përmbys buzë rrugës.

Shkruar nga Versus

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçëz i Delvinës, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, humbën jetën në vend.

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë

Në makinë ndodhej edhe shoqja e tyre, Antonela Zhupa, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Tre vajzat, të moshës 20, 22 dhe 24 vjeçe, po udhëtonin me makinë Lancia pranë fshatit të tyre kur u përplasën kokë më kokë me një fuoristradë Audi, e cila ishte futur në krahun e kundërt të rrugës.

Automjeti drejtohej nga Kevi Norra, 23 vjeç, i cili sipas burimeve paraprake rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave dhe plagosjen e rëndë të Antonelës.

Nga pamjet e vendit të ngjarjes shihet se edhe mjeti i Klevi Nora është dëmtuar rëndë dhe është kthyer përmbys buzë rrugës.

Pamje nga aksidenti i rëndë:

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë

U mori jetën dy motrave Dhimaku, arrestohet zyrtari i Ministrisë

Grupi hetimor po mbledh të dhëna për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa 23-vjeçari është arrestuar menjëherë nga Policia e Sarandës.

Ai pritet të përballet në gjykatë me akuza për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, parakalim të gabuar dhe vrasje të dyfishtë./Versus.al

Poll