AKTUALITET /

Urdhëri i ri: Nuk mund të bëhesh më polic nëse je mbi 30 vjeç

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare më 1 gusht 2025. Kjo do të thotë se konkursi aktual në Akademinë e Sigurisë është i fundit ku kriteri i moshës nuk u aplikua.

Shkruar nga Versus

Urdhëri i ri: Nuk mund të bëhesh më polic nëse je mbi

Nëse jeni mbi 30 vjeç, mund ta harroni ëndrrën për t’u bërë oficer policie.

Kjo pason urdhrin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit – që hyri në fuqi në korrik 2024 – ka përcaktuar kufirin maksimal të moshës për pranimin në polici.

Sipas këtij urdhri, aplikuesit duhet të jenë deri në 30 vjeç.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare më 1 gusht 2025. Kjo do të thotë se konkursi aktual në Akademinë e Sigurisë është i fundit ku kriteri i moshës nuk u aplikua.

Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.

Në nivel bazë llogaritet se duhen rreth 600 punonjës të rinj, ndërsa 200 vende bosh janë për gradën nënkomisar. Vakancat janë krijuar për shkak të daljes në pension, shkarkimeve pas arrestimeve dhe hetimeve, si edhe dorëheqjeve./Versus.al

Poll