AKTUALITET /

VIDEO - Aksident në tunelin e Llogara: Dy makina bëhen "sallatë", plagosen dy të rinj

BMW me targa angleze dhe Volvo përfshihen në përplasje të fortë, drejtuesit dërgohen në spital jashtë rrezikut për jetën

Shkruar nga Versus

VIDEO - Aksident në tunelin e Llogara: Dy makina bëhen

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në tunelin e Llogara, ku dy automjete janë përplasur me forcë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e dy personave.


Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë një automjet tip BMW me targa angleze AK20DHU, i drejtuar nga shtetasi R. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një automjet tip Volvo me targa AA715ZI, i drejtuar nga shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të rënda në të dy automjetet, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksidentin në një nga segmentet më të frekuentuara të jugut të vendit.

 

 

 

 

Poll