AKTUALITET /

VIDEO - Kapen 435 kg kokainë fshehur mes lajthive, 70 milionë euro dëm trafikantëve

Droga u gjet në një port në Kalabri, në Itali dhe ishte fshehur në një ngarkesë prej 1,000 qesesh me lajthish - Vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për Evropën Lindore.ekuestrohen

Shkruar nga Versus

VIDEO -  Kapen 435 kg kokainë fshehur mes lajthive, 70 milionë euro

Mbi 435 kilogramë kokainë me pastërti të lartë me vlerë mbi 70 milionë euro në tregun e zi u sekuestruan në portin e Gioia Tauro, në Italinë jugore, njoftoi sot policia kufitare italiane (GDF).

Droga, e cila u gjet në portin e Kalabrisë, ishte fshehur në një ngarkesë prej rreth 1,000 qesesh me kikirikë me origjinë nga Amerika Latine dhe të destinuara për Evropën Lindore, sipas një deklarate nga GDF.

Policia e përshkroi gjithashtu pjesëmarrjen e njësive me qen të trajnuar në këtë operacion si " vendimtare dhe të rëndësishme ", pasi qentë zbuluan "anomali" në këtë ngarkesë.


Ky sekuestrim i ka dhënë një "goditje të fortë" të ardhurave të bandave të krimit të organizuar që fshihen pas këtij kontrabande droge, vuri në dukje policia kufitare, duke sqaruar se gjatë këtij viti "më shumë se 5 ton drogë "me një vlerë totale prej afërsisht 650 milionë eurosh" u sekuestruan në Gioia Tauro./VERSUS 

Poll