AKTUALITET /

Vrasja e Eglant Koçit, autori negociata për t’u vetëdorëzuar. Ja çfarë u zbulua tek kompjuterat

Ekspertiza ka zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar pistën hetimore se konflikti mes dy personave mund të ketë pasur në qendër aktivitetin e tyre në këtë fushë

Shkruar nga Versus

Vrasja e Eglant Koçit, autori negociata për t’u

Vijojnë hetimet për gjetjen e motivit të vrasjes së “korrierit” të kriptomonedhave, Eglant Koçit, i cili dyshohet se u rrëmbye dhe u vra më 4 qershor nga miku i tij Armando Shakaj.

Shakaj ndodhet në arrati pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe fshehjen e trupit të viktimës në një humnerë  në zonën e Elbasanit

Kompjuterët e sekuestruar në biznesin e Armand Shakajt janë ekzaminuar në laboratorin kriminalistik.

Sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar pistën hetimore se konflikti mes dy personave mund të ketë pasur në qendër aktivitetin e tyre në këtë fushë.

Aktualisht, prokuroria po heton çështjen për veprën penale të vrasjes me dashje. Megjithatë, pas administrimit të plotë të aktit të ekspertimit të pajisjeve elektronike, pritet që akuza të riformulohet në vrasje me paramendim për interes, nëse provat e mbështesin këtë dyshim.

Ndërkohë, Armand Shakaj vijon përpjekjet për të negociuar vetëdorëzimin, duke kërkuar lehtësim të pozitës së tij procedurale. Burimet bëjnë me dije se avokati i tij, Sokol Koçiu, ka nisur kontaktet me institucionet përkatëse për të koordinuar procesin e dorëzimit./Versus.al

 

Poll