AKTUALITET /

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia sekuestroi minën e telekomanduar, makinën ku udhëtonteEuglen Buraku, një maskë, dy telefona celularë dhe sende të tjera

Shkruar nga Versus

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot në Vaun e Dejës një 38-vjeçar që posedonte një bombë të telekomanduar për qëllime të dyshuara kriminale.

I arrestuari është Euglen Buraku, 38 vjeç dhe kapja e tij u bë në fshatin Stajkë.

Buraku ishte i shoqëruar nga një tjetër person bashkëpunëtor,  .P, 34 vjeç i cili është shpallur në kërkim.

Policia sekuestroi minën e telekomanduar, makinën ku udhëtonte Buraku, një maskë, dy telefona celularë dhe sende të tjera, teksa po siguron edhe gjurmët daktiloskopike për prova shkencore. Nuk dihet ende qëllimi përse do përdorej bomba.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në “bashkëpunim me Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Remote”, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër. Janë siguruar të dhëna në rrugë operative se një shtetas po transportonte një armë shpërthyese të rrezikshme drejt zonës së Shkodrës. Policia organizoi menjëherë pritën dhe ndaloi për kontroll automjetin e dyshuar në fshatin Stajkë/Versus.al

Poll