AKTUALITET /

Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, arrestohet shqiptari që kreu krimin! “Heshtja” e tradhtoi

Autori u gjet brenda apartamentit të tij nën efektin e drogës, ndërkohë që pronarja ishte përpjekur ta kontaktonte prej orësh dhe nuk kishte marrë përgjigjie.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Altin Arapajt në Greqi, arrestohet shqiptari që kreu krimin!
Viktima, Altin Arapaj dhe vendi ku u gjet i vdekur

Greqi- Ka zgjatur një ditë arratia e vrasësit të 41 vjeçarit shqiptar Altin Arapaj në Rafinë. Autori Mikel Selimaj, u arrestua brenda një shtëpie në Glyka Nera.

Mediat greke shkruajnë se pronarja e apartamentit ku banonte 46 vjeçari u përpoq ta kontaktonte duke trokitur në derë, por nuk kishte marrë përgjigjie. Duke qenë e shqetësuar, pronarja e apartamentit kishte thirrur policinë duke deklaruar se mund të kishte një emergjencë.

Oficerët e policisë i ranë ziles për rreth 20 minuta dhe kur 46 vjeçari hapi derën, u vu re qartësisht se ishte nën ndikimin e drogës. Oficerët e policisë e njohën nga fotografia që kishin dhe e arrestuan. Gjithashtu në të njëjtën kohë, gjetën edhe automjetin që kishte përdorur Mikel Selimaj për të vrarë bashkëatdhetarin e tij Altin Arapaj. Brenda mjetit u gjet një gëzhojë dhe gjurmë gjaku duke arritur të kuptohet se autori e ka qëlluar viktimën brenda automjetit.

Si ndodhi krimi

Gruaja e viktimës telefonoi autoritetet mëngjesin e së mërkurës duke raportuar se burri i saj i kishte thënë se ishte qëlluar në fytyrë nga një person, të cilit i kishte përmendur edhe emrin.

"Ndihmë, më kanë qëlluar në kokë..., zbuloni se ku jam", thuhet se ka thënë ai.

Sipas hetimeve mbrëmjen e së martës së kaluar, viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në Artemidë. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i emëruar nga viktima dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë. Atje, autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë.

Altin Arapaj mundi të largohej nga vendngjarja dhe të telefononte gruan e tij për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur, përpara se të ndërronte jetë. Pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Versus.al

Poll