
Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës mbrëmjen e 23 korrikut në fshatin Frashër.
Avokatët e vajzës 26 vjeçare Emanilda Rama dhe nënës së saj Valbona Rama kanë kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik. Ndërkohë që të tre autorët e dyshuar, Emanilda dhe Valbona Rama si dhe bashkëpunëtori i tyre Çlirim Dogani kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe se nuk e dinë kush e kanë bërë.
Kjo bie në kundërshti me deklaratën e bërë nga 26 vjeçarja e cila pranoi krimin duke thënë se e urrente të atin për shkak se ky i fundit nuk e linte të vishej “ekstravagante” dhe ishte fanatik. Në këto tre ditë paraburgim, vajza dhe nëna e saj që dyshohet si bashkëpunëtore në krim kanë dhënë 3 deklarata të ndryshme.
Edhe i dyshuari tjetër Çlirim Dogani ka mohuar akuzat, ndërkohë që dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer krimi makabër duke i mbajtur duart viktimës Anesti Rama i cili më pas u gjet i dëmtuar edhe në vendet intime. Dyshohet se 55 vjeçari Dogani dhe e reja Emanilda Rama kanë patur lidhje intime, gjë që kundërshtohej nga viktima. Versus.al







