
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhe” në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.
Një kamion me drejtues Hilmi Shkrelaj është përplasur më dy automjete, fillimisht me veturën e drejtuar nga Altin Luli, e më pas me makinën e drejtuar nga shtetasja A. H.
Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur pasagjerët Mateo Luli, Laura Luli dhe shoferi Hilmi Shkrelaj, të transportuar në spital dhe jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi Altin Luli, i cili ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al







