AKTUALITET /

Zhduku shishet e verës mln euro “nën hundën” e shtetit, del FOTO e kushëririt të Ergys Agasit

Shkruar nga Versus
Zhduku shishet e verës mln euro “nën hundën” e
Ergys Agasi dhe shishet e verës për të cilat kishte urdhër të sekuestroheshin

Eno Agasi është personi i shpallur në kërkim nga policia pasi disa ditë më parë ka arritur të zhdukë një sasi të madhe vere me vlerë miliona euro për të cilën prokuroria e Tiranës kishte urdhëruar sekuestro pasi u gjet në banesën e biznesmenit, Ergys Agasi.

Zhduku shishet e verës mln euro “nën hundën” e
Eno Agasi

Në media është publikuar një foto e Eno Agasit i cili gjithashtu dyshohet se ka fshirë serverin e kamerave të vilës së Agasit. Të dielën u mor vesh sesi verërat në kantinën me vlerë deri në 4 milionë euro, u zhdukën “nën hundën” e shtetit shqiptar, pavarësisht se kishte urdhër për sekuestrimin e tyre.

Hetimet kanë zbuluar deri tani se Eno Agasi ka vepruar gjatë natës për të larguar të gjithë sasinë e verës nga kantina. Kur furgonat e Doganave ishin rikthyer për të marrë verën dhe për ta transportuar drejt vendit ku do të ruhej, zbuluan se kantina ishte bosh.

Koleksioni i zhdukur, i njohur si “Petrvs Pomedol”, përfshinte shishe shumë të rralla, disa prej të cilave datonin që nga viti 1922. Ai u zbulua gjatë një kontrolli të ushtruar nga agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për tenderat e dyshuar të manipuluar nga AKSH-i.

Për shkak se vera ishte pa pullë fiskale dhe e futur kontrabandë, Prokuroria njoftoi Drejtorinë e Doganave, e cila bëri inventarizimin për disa orë dhe përllogariti një dëm prej rreth 400 mijë eurosh ndaj buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës dhe detyrimeve të tjera.

Dyshimet janë se kantina e verërave mund të jetë përdorur edhe për pastrim parash, ndërsa skandali i madh qëndron në faktin sesi mund të zhduken pa gjurmë shishet me vlerë miliona euro për të cilat kishte urdhër sekuestro dhe autoritetet nuk kanë asnjë përgjigjie mbi këtë gjë.

Ndërkohë, emri i Ergys Agasit është momentalisht më i përfoluri në Shqipëri për shkak të skandalit të zbuluar tek AKSHI ku përfitonte tendera, vlera e të cilave dyshohet të jetë qindra miliona euro pa bërë asnjë punë. Versus.al

Poll