Sheshi i Shën Pjetrit vibronte në ritmin e "paqes dhe vëllazërisë" këtë të shtunë në mbrëmje gjatë një koncerti gjigant të mbajtur në Vatikan. Shfaqja, plotësisht falas, tërhoqi mijëra spektatorë që erdhën për të ndjekur këtë shfaqje në favor të "paqes".
“Së bashku, le të përhapim përmes muzikës mesazhin e unitetit dhe hirit për të gjithë njerëzimin”, shkroi Pharrell Williams në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para se të dilte në skenë.
Kantautori dhe producenti amerikan dha këtë koncert me tenorin italian, Andrea Bocelli. Ata u shoqëruan nga artistë të tjerë ndërkombëtarë si John Legend, këngëtarja franko-benineze Angélique Kidjo dhe reperi tajlandez BamBam. Ndërsa 250 persona nga vende të ndryshme të botës formuan një kor për të shoqëruar këngëtarët e ndryshëm.
Ky aktivitet mbylli "Takim e tretë Botëror mbi Vëllazërinë Njerëzore", një seri takimesh të nisura pas botimit, në tetor 2020, të enciklikës së Papa Françeskut "Fratelli tutti"- "Të gjithë vëllezërit" .
Edhe pse mungonte në shfaqje, Papa Leo XIV u drejtoi një mesazh besimtarëve të tij një ditë para aktivitetit: "Bota është e shënuar nga konfliktet dhe përçarjet dhe ju jeni të bashkuar nga mesazh një i fortë dhe i guximshëm. Jo luftës dhe po paqes dhe vëllazërisë".
Koncerti u pasua nga një shfaqje dritash e frymëzuar nga dekorimet e Kapelës Sistine. 3,500 dronë ndriçuan qiellin, duke projektuar fytyrën e Papa Françeskut dhe mesazhe, gjithmonë në favor të paqes.







