All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
BOTA /

VIDEO/ Joe Biden e zë gjumi gjatë takimit me liderët e Afrikës, në Angola

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Joe Biden e zë gjumi gjatë takimit me liderët e
All - Paragraf - 1

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është bërë sërish viral në rrjete sociale.

All - Paragraf - 2

Këtë herë Joe Biden është kapur mat duke fjetur gjatë një takimi me liderët afrikanë në Angola.

Teksa zëvendës presidenti i Tanzanisë, Philip Mpango, po mbante fjalimin e tij në këtë takim, Biden mbylli sytë dhe u mbështet për gjumë.

Disa e kanë interpretuar këtë moment si një shenjë e lodhjes që mund të lidhet me ngarkesën e tij dhe angazhimet ndërkombëtare.

Sigurisht ky moment zgjati për pak. Më pas ai u zgjua. Incidenti ndodhi në ditën e fundit të një udhëtimi tre-ditor në Angola – vizita e parë dypalëshe e Biden në Afrikë që nga marrja e detyrës në 2021.

Biden është akuzuar edhe herë tjera për përgjumje në disa evente ndërkombëtare vitin e kaluar, ndërkohë që është përballur me kritika për moshën dhe gafat e tij në skenën botërore.

All - Paragraf - 7

 

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4