AKTUALITET /

EMRI/ E rëndë në Bilisht, gjendet i vdekur në mes të rrugës një 58-vjeçar

Hetimet e kryera nga policia ka deklaruar se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune

Shkruar nga Versus
EMRI/ E rëndë në Bilisht, gjendet i vdekur në mes të
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte (10 janar) në qytetin e Bilishtit, ku një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në anë të rrugës. Sipas burimeve, i identifikuari si Edmond Çeka dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkak të shkaqeve natyrale, si pasojë e temperaturave të ulëta, ndërsa kishte qenë duke ecur.

Nga hetimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Policia po vazhdon hetimet për informacione më të detajuara./Versus.al

Poll