BOTA /

Sulm ajror në Venezuelë, goditen disa institucione shtetërore! Bien sirenat e alarmit

Dyshohet se bëhet fjalë për sulme nga SHBA për trafikun e drogës të mbështetur nga institucionet shtetërore të vendit.

Shkruar nga Versus
Sulm ajror në Venezuelë, goditen disa institucione shtetërore!
Karakas, Venezuelë

Venezuelë- Të paktën shtatë goditje ajrore kanë tronditur kryeqytetin e vendit, Karakas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen ndër të tjera Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.

Kujtojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe, Donald Trump e kishte lënë të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër Karakasit për shkak të çështjes së drogës.

Në një intervistë me median shtetërore këtë javë, udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro hodhi poshtë pretendimet e Trump se qeveria e tij po ndihmon tregtinë globale të drogës, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se ka shpikur një arsye për të sulmuar vendin e Amerikës së Jugut. Venezuela, tha ai, është gati të punojë me partnerët amerikanë për të luftuar tregtinë e drogës. Versus.al

Poll