BOTA /

Forcat amerikane "Delta" kapën Maduron, Venezuela kërkon mbledhje urgjente të OKB

Ministri i jashtëm i ka quajtur bombardimet e SHBA "sulme frikacake"

Shkruar nga Versus

Forcat amerikane "Delta" kapën Maduron, Venezuela kërkon

Venezuela është në gjendje të jashtëzakonshme që prej orëve të para të mëngjesit kur u sulmua nga avionët luftarakë amerikanë. Më pas presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se forcat amerikane “Delta” kishin kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron dhe gruan e tij të cilët i kishin transportuar jashtë vendit.

Ndërkohë pas këtyre zhvillimeve dhe tensioneve në rritje Venezuela ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj vendit, tha Ministri i Jashtëm Yván Gil Pinto.

“Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, tha ai. Versus.al

Poll