
Këngëtari Kastro Zizo ka bërë një deklaratë të fortë në një podcast ku ka qenë i ftuar ku ka folur për situatën në vend, duke fajësuar edhe artistët për gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria jonë.
Kastro u thumbua nga Renis Gjoka për faktin se dikur këngëtari shfaqej në krahun e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë daljeve publike të këtij të fundit. Por mesa duket artisti ka ndryshuar qëndrim. Ai tha se nuk e shihte veten në tag-et e politikanëve dhe shpesh herë ka dalë i “shpërfytyruar”.
Pjesë nga biseda:
Kastro Zizo: Për ne artistët është detyrim që të jemi opozitarë. Është detyrim i këtij qyteti, është detyrim i këtij shteti që neve, që edhe ne jemi fajtorë të pasojave të shoqërisë si është sot. Po në pjesën më të madhe, ne kemi edukuar me artin tonë. Artisti duhet të jetë opozitar dhe nuk ia fal dot vetes...
Renis Gjoka: Çfarë është gjithë kjo revoltë? Unë të kisha lënë tek TAG-u ty
Kastro Zizo: Po tek tag-u, por nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kur shihja taget dhe isha blur. Ikte faqja, ikte vetulla, deri sa po shpërfytyrohesha dhe nuk po shihja dot veten në pasqyrë.
Albano Bogdo: Si del e keqja që se bën drejtor të Pallatit të Kongreseve
Kastro Zizo: Jo..., vetë më thanë dhe vetë iu thashë, por unë nuk kisha karvatë dhe pija raki me listë. Dhe pastaj mu tha: Pse për sytë e bukur do të çonim ne ty? Me deme, shko drejtor që të “zhytësh duart” dhe më pas të japësh përqindjet. Versus.al

