
Presidenti i Ruandës, Pail Kagame kërkon që të zgjasë sundimin e tij 24-vjeçar si president. Sipas analistëve gjasat që ai të fitojë janë shumë të larta.
Kagame u bë president në vitin 2000 dhe që atëherë ai ka dominuar në çdo zgjedhje që është zhvilluar në vazhdim, duke marrë më shumë se 90% të votave.
Në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017 ai fitoi duke marrë më shumë se 99% të votave.
Kagame është 66 vjeç jo pak herë ai është kritikuar dhe po ashtu është akuzuar se nuk lejon asnjë opozitë të vërtetë.
66-vjeçari ka qenë në krye të politikës së Ruandës që kur forcat e tij rebele morën pushtetin në fund të gjenocidit të vitit 1994, i cili vrau 800 mijë Tutsi etnikë dhe Hutu të moderuar.
Që prej asaj kohe ai është vlerësuar për mbikëqyrjen e ringjalljes dramatike të ekonomisë të vendit dhe për bashkimin e vendit.
Megjithatë spekulimet për këto zgjedhje nuk munguar, një analist tha për BBC se këto zgjedhje do të ishin thjesht një “formalitet”, duke nënkuptuar se presidenti aktual nuk ka për ta lëshuar pushtetin me asnjë kusht.
Kurse një student i Ruandës është shprehur se ai që në lindje mban mend vetëm Pail Kagame si president të vendit të tij.

