Udhëtimi historik i astronautëve të misionit Artemis II përfundoi me sukses, pasi kapsula u ul në ujërat pranë brigjeve të California.

Ky mision shënon një hap shumë të rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë, një objektiv që synohet të arrihet rreth vitit 2030, nëse gjithçka ecën sipas planit.
The crew module on Orion has separated from its service module. After traveling around the Moon, seeing its far side, and experiencing a solar eclipse, the Artemis II astronauts are on the last leg of their trip home. pic.twitter.com/j9u5j1Noi9
— NASA (@NASA) April 10, 2026
Kapsula hapësinore Orion spacecraft, e cila mbante astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezin Jeremy Hansen, hyri në atmosferën e Tokës mbi Pacific Ocean, rreth 3,200 kilometra larg Shteteve të Bashkuara.
Hyrja në atmosferë ndodhi në një lartësi prej rreth 122 kilometrash mbi nivelin e detit.

Momenti më i vështirë i misionit ishte faza e rihyrjes në atmosferë. Për rreth gjashtë minuta, kapsula humbi kontaktin me Tokën. Kjo ndodh zakonisht në këto situata, për shkak të temperaturave shumë të larta që krijohen nga fërkimi me ajrin. Gjatë kësaj kohe, temperatura në sipërfaqen e kapsulës kaloi mbi 2,000 gradë Celsius.
Orion's main parachute has deployed. The spacecraft has a system of 11 chutes that will slow it down from around 300 mph to 20 mph for splashdown.
— NASA (@NASA) April 11, 2026
Get more updates on the Artemis II blog: https://t.co/7gicm7DWBt pic.twitter.com/ReXHTfkFld
Megjithatë, gjithçka ishte parashikuar. Ekspertët e NASA kishin projektuar kapsulën me një mburojë të fortë nxehtësie, e cila mbron astronautët në këto kushte ekstreme. Sipas tyre, ekuipazhi nuk ishte në rrezik dhe çdo gjë shkoi sipas planit.

Pas kalimit të kësaj faze kritike, kapsula u ul në mënyrë të sigurt në oqean, duke përmbyllur me sukses një nga misionet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Ky udhëtim konsiderohet si një provë e madhe për misionet e ardhshme, që synojnë të dërgojnë përsëri njerëz në Hënë dhe më tej.
Welcome home Reid, Victor, Christina, and Jeremy! ????
— NASA (@NASA) April 11, 2026
The Artemis II astronauts have splashed down at 8:07pm ET (0007 UTC April 11), bringing their historic 10-day mission around the Moon to an end. pic.twitter.com/1yjAgHEOYl

