BOTA /

4 ditë nga afati për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Opozitës i ofrova bashkëqeverisje, por refuzoi

Shkruar nga Versus

4 ditë nga afati për zgjedhjen e presidentit, Kurti: Opozitës i

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve me një videomesazh 4 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti tha se duhet që vendi të shmangë me çdo kusht zgjedhjet e reja duke i cilësuar ato si “të panevojshme dhe do të sillnin humbje të kohës e mjeteve buxhetore”. Sipas tij, vetëm organizimi i zgjedhjeve do t’i kushtonte Kosovës 10 milionë euro.

Ndërsa më tej bëri të ditur se u ka ofruar partive opozitare disa alternativa për tejkalimin e bllokadës.

"Kam bërë ofertë për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo ofertë përfshinte: postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. U refuzua.Kam propozuar edhe një alternativë tjetër: ndërrimin e pozitave mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, LDK të merrte pozitën e kryetarit të Kuvendit, Kryetarja aktuale të bëhej nënkryetare. Me këtë rast LVV nuk do t’i kishte tre pozitat e larta shtetërore siç ankoheshin deri më tani. U refuzua edhe kjo".

Për PDK-në, Kurti ka deklaruar se ka bërë ofertë që kjo parti të marrë drejtimin e Kuvendit, duke përmendur si opsione emrat e Bedri Hamzës ose Vlora Çitakut, me rrokadë të pozicionit të kryetares aktuale të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

"Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike. Në këtë ofertë propozova një rrokadë mes Kryetares aktuale Haxhiu dhe përfaqësuesve të PDK-së, ku PDK mund të marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Pra, Kryetarja Albulena Haxhiu të bëhej nënkryetare e Kuvendit, ndërsa Bedri Hamza ose Vlora Çitaku të merrnin drejtimin e Kuvendit. Ky do të ishte një koncesion i madh që e bëjmë ne që Albulena Haxhiu t’ia lirojë vendin Bedri Hamzës a Vlora Çitakut", ka shkruar tutje Kurti. Versus.al

Poll