
Partia Laburiste e kryeministrit australian Anthony Albanese rizgjedhur për një mandat të dytë tre-vjeçar radhazi.
Udhëheqësi i opozitës Peter Dutton, i cili drejton Partinë Liberale konservatore dhe humbi vendin e tij në parlament në zgjedhjet e së shtunës, pranoi humbjen.
Ai tha: “Ne nuk bëmë mjaft mirë gjatë kësaj fushate, kjo është e qartë sonte, dhe unë pranoj përgjegjësinë e plotë për këtë.”
Bëhet e ditur se Anthony Albanese do të jetë tani lideri i parë australian që fiton zgjedhjet e njëpasnjëshme që nga John Howard në 2004, shkruan Euronews.
Parashikimet e hershme nga Komisioni Zgjedhor Australian i japin Partisë Laburiste të qendrës së majtë në pushtet 70 vende dhe koalicionit opozitar konservator 24 vende në Dhomën e Përfaqësuesve të vendit me 150 vende.
Ndryshe, çështjet kryesore në fushatën zgjedhore kanë qenë politika energjetike dhe inflacioni, ku të dyja partitë kryesore janë dakord se vendi përballet me një krizë të kostos së jetesës.
Partia Liberale konservatore ka fajësuar për inflacionin humbjet e qeverisë dhe rritjen e normave të interesit, duke u zotuar të heqë më shumë se një në pesë vende pune në shërbimin publik për të reduktuar shpenzimet e qeverisë.








