
Autoritetet meksikane kanë dalë në një deklaratë zyrtare ku hedhin poshtë mundësinë e lejimit të ushtarëve amerikanë që të zhvillojnë operacione kundër karteleve të drogës amerikano-latine.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vijnë me ushtri në Meksikë. Ne bashkëpunojmë, por nuk do të ketë invazion. Kjo është përjashtuar, absolutisht përjashtuar”, tha të premten presidentja Claudia Sheinbaum.
New York Times raportoi të premten se Trump në fshehtësi kishte nënshkruar një direktivë për fillimin e përdorimit të forcës ushtarake në tokë të huaj. Në një deklaratë për BBC, Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj direkt kësaj direktive, por tha se “prioriteti më i rëndësishëm i Trump është mbrojtja e atdheut”.
Duket se kjo direktivë ndjek një urdhër ekzekutiv që lideri amerikan kishte nënshkruar më herët gjatë vitit, me të cilin tetë kartelë droge janë shpallur zyrtarisht entitete terroriste, nga të cilët gjashtë janë meksikanë. Versus.al







