Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore që nuk ua lejoi lirimin e përkohshëm nga paraburgimi.
Gjykata Themelore kishte rrëzuar kërkesën e tyre më 13 maj 2025, pasi kishte përfunduar paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë së Specializuar. Pas këtij vendimi, të tre të akuzuarit e apeluan çështjen dhe hoqën dorë përkohësisht nga e drejta për rishikim çdo dy muaj të qëndrimit në paraburgim, duke pritur vendimin e Apelit.
Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ka dorëzuar fare një kërkesë për lirim të përkohshëm, pasi ndaj tij po zhvillohet edhe një proces i veçantë gjyqësor për pengim të drejtësisë. /Versus.al/







