
Serbi- Pasditen e sotme në Beograd është paralajmëruar protestë masive e cila pritet të ketë pjesëmarrje shumë të lartë njëjtë si ato të disa muajve më parë që pushtuan faqet e para të mediave botërore.
Protesta udhëhiqet nga studentët të cilët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare duke sfiduar kështu pushtetin e Vuçiç.
Përballë kërkesave të protestuesve, presidenti Vuçiç dhe partia e tij në pushtet, Partia Progresive Serbe, kanë refuzuar të shpallin zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar organizatorët e protestave se “po planifikojnë të shkaktojnë dhunë me urdhër nga jashtë”.
Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka paralajmëruar se pret që mbrëmja e së shtunës të jetë e trazuar: “Nga ora 15:00 deri në 21:00, prisni fillimin e dhunës, por ne jemi gati,” ka thënë ai, duke shtuar se “shteti do të mbrohet dhe banditët do të nxirren para drejtësisë”. Versus.al







