BOTA /

Bloomberg: "Blindohet" Gjermania, jep 'OK' për blerje ushtarake 3 miliardë euro

Pajisjet përfshijnë 20 helikopterë sulmues nga Airbus, 100.000 sisteme shikimi natën dhe raketa tokë-ajër.

Shkruar nga Versus

Bloomberg: "Blindohet" Gjermania, jep 'OK' për blerje

Qeveria gjermane po planifikon blerje të reja armësh me vlerë më shumë se tre miliardë euro. Sipas Bloomberg, dokumentet përkatëse - konfidenciale - janë dërguar tashmë në Bundestag, i cili do të vendosë të mërkurën në një seancë me dyer të mbyllura.

Sipas Handelsblatt, e cila citon një raport të agjencisë Bloomberg, qeveria gjermane planifikon të blejë pajisje ushtarake me vlerë më shumë se 3 miliardë euro - duke përfshirë helikopterë sulmi nga Airbus dhe sisteme shikimi natën nga Hensoldt dhe Theon International.

Sipas dokumentit përkatës qeveritar të dërguar në Bundestag, bëhet fjalë për 20 helikopterë sulmues nga Airbus, me vlerë gati një miliard euro, 100.000 pajisje shikimi nate nga Hensoldt gjerman dhe Theon International grek gjithashtu me vlerë një miliard dhe raketa shtesë tokë-ajër IRIS-T SLM nga kompania gjermane Diehl, me vlerë 1.2 miliardë euro.

Muajin e kaluar, parlamenti federal miratoi 18 programe mbrojtëse me vlerë totale më shumë se 14 miliardë euro, ndërsa kontratat e reja pritet të miratohen deri në fund të këtij viti.

Handelsblatt thekson gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes refuzoi të komentonte mbi publikimin para seancës parlamentare të mërkurën.

Poll