
Sipas raportimeve të Bloomberg, faza tjetër e ofensivës ushtarake amerikane kundër Iranit do të shfrytëzojë pothuajse gjithë inventarin global të raketave të sofistikuara JASSM-ER, duke detyruar një ridrejtim masiv të stokut që ishte parashikuar për rajone të tjera.
Një burim për Bloomberg bëri me dije se në fund të marsit u dha urdhër për të tërhequr këto armë precize, me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë secila, nga qendrat e komandës në Paqësor. Për të mbajtur vazhdimisht fushatën ajrore, raketat që ndodhen aktualisht në kontinentin amerikan dhe në facilitetet e tjera globale po ridrejtohen drejt bazave të US Central Command (Centcom) dhe RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar.

JASSM-ER, ose Joint Air-to-Surface Missile-Extended Range, është një raketë me kapacitet të fluturojë mbi 600 milje dhe është projektuar për të goditur objektivat nga distanca, duke shmangur mbrojtjen ajrore të armikut dhe rrezikun për avionët amerikanë.
Ky mobilizim i jashtëzakonshëm i raketave të avancuara tregon përgatitjen e SHBA për një intensifikim të madh të operacioneve ajrore në rajonin e Gjirit dhe për forcat iraniane, ndërsa tensionet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten.

