BOTA /

Brukseli jep "dritën jeshile"/ BE vendos të heqë sanksionet ekonomike kundër Sirisë

Reagimi i Damaskut ishte i menjëhershëm, pasi Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, falënderoi menjëherë Bashkimin Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij.

Shkruar nga Versus

 

Brukseli jep "dritën jeshile"/ BE vendos të heqë

Brukseli i ka dhënë "dritën jeshile" heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Sirisë. Vendimi u njoftua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kalas.

Reagimi i Damaskut ishte i menjëhershëm, pasi Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, falënderoi menjëherë Bashkimin Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj vendit të tij. Në postimin e tij në Platformën X, ai theksoi se ky vendim do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë .

Marrëveshja për heqjen e sanksioneve ekonomike ishte një nga qëllimet e Kaja Kalës për takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve evropiane. Siç kishte thënë ajo, Evropa ose do t’i jepte Sirisë mundësinë për t’u stabilizuar, ose vendi do të rrezikonte të përfundonte si Afganistani.

Sipas planifikimit fillestar, Brukseli do të mbajë në fuqi sanksionet që lidhen me regjimin e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad. Vendimi i Brukselit vjen pas një njoftimi përkatës nga Donald Trump, i cili kishte urdhëruar heqjen e sanksioneve amerikane.

Tags:

sanksione be

Poll