BOTA /

CEO i “Astronomer” jep dorëheqjen pas skandalit në koncertin e Coldplay

Ngjarja është komentuar gjerësisht edhe për faktin që sjellja e tij është konsideruar joetike, veçanërisht duke qenë në një pozicion të tillë autoriteti brenda kompanisë.

Shkruar nga Versus

 

CEO i “Astronomer” jep dorëheqjen pas skandalit në

Një tjetër skandal ka përfshirë botën e korporatave. CEO i kompanisë “Astronomer” ka dhënë dorëheqjen pasi u kap në një moment intim me një kolege gjatë një koncerti të grupit Coldplay të martën.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, sjellja e tij gjatë ngjarjes ka shkaktuar jo vetëm reagime të shumta në publik dhe rrjetet sociale, por ka ndezur edhe një hetim të brendshëm ndaj tij nga kompania. Videoja e incidentit është bërë virale në rrjet, ndërsa presioni publik dhe ai brenda bordit drejtues duket se e ka detyruar drejtuesin e lartë të japë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja është komentuar gjerësisht edhe për faktin që sjellja e tij është konsideruar joetike, veçanërisht duke qenë në një pozicion të tillë autoriteti brenda kompanisë.

Për më shumë detaje, Daily Mail i referohet një hetimi në zhvillim që mund të sjellë pasoja të mëtejshme për figurën publike të përfshirë. /Versus.al

Tags:

ceo doreheqje

Poll