
CEO i rrjetit social Telegeram Pavel Durov ka ofruar të blejë bizhuteritë e vjedhura nga Luvri dhe t’i dhurojë ato për ekspozim në Luvrin e Abu Dhabit.
Në një postim në rrjetin social X (Twitter), Durov shkruan:
“I lumtur të blej bizhuteritë e vjedhura dhe t’i dhuroj përsëri në Luvër. Kam parasysh Luvrin e Abu Dhabit.”
Happy to buy the stolen jewelry and donate it back to the Louvre. I mean Louvre Abu Dhabi, of course; no one steals from Louvre Abu Dhabi.
— Pavel Durov (@durov) October 20, 2025
Kjo deklaratë e Durov erdhi pas një grabitjeje të ndodhur më 19 tetor në Galerinë Apollo të Luvrit, ku katër hajdutë morën me vete tetë bizhuteri të çmuara, përfshirë disa që i përkisnin perandorëve Napoleon III dhe Eugénie.
Bizhuteritë u vlerësuan të ishin me vlerë rreth 88 milionë euro.
Durov, i cili është gjithashtu shtetas francez, e komentoi ngjarjen si një “shenjë e trishtë e rënies së një vendi dikur të madh”, duke kritikuar qeverinë franceze për shpërqendrim të vëmendjes nga kërcënimet reale.
Në të njejtin reagim, ai shtoi: “Askush nuk vjedh nga Louvre Abu Dhabi.”
Propozimi i Durov ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka nxitur diskutime mbi sigurinë në muzeumet e famshme dhe rolin e individëve të pasur në ruajtjen e trashëgimisë kulturore./Versus.al
