BOTA /

Departamenti amerikan i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani!

Kjo thirrje vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon dhe përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit, ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vëzhgojnë me shqetësim zhvillimet në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe retorikën e ashpër midis Teheranit dhe Tel Avivit.

Shkruar nga Versus

 

Departamenti amerikan i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë që ndodhen në Iran, duke u kërkuar atyre të largohen menjëherë nga vendi. Në deklaratën zyrtare thuhet:

“Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron.”

Kjo thirrje vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon dhe përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit, ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vëzhgojnë me shqetësim zhvillimet në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe retorikën e ashpër midis Teheranit dhe Tel Avivit.

Paralajmërimi i DASH sinjalizon një nivel të lartë alarmi për sigurinë e shtetasve amerikanë dhe sugjeron se situata mund të përkeqësohet në një afat shumë të shkurtër kohor, ndaj çdo vonesë në largim mund të rrisë rrezikun për jetën e tyre.

Poll