BOTA /

'Digjet' Evropa! Temperaturat arrijnë deri në 46 gradë Celsius. Çfarë paralajmërojnë ekspertët

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin daljet në orët e pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar. Shërbimet emergjente janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e mundshme shëndetësore, veçanërisht tek të moshuarit dhe fëmijët.

Shkruar nga Versus

'Digjet' Evropa! Temperaturat arrijnë deri në 46 gradë

Evropa po përjeton ditët më të nxehta të këtij viti, me një valë ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit. Spanja është një nga vendet më të prekura, ku temperaturat kanë arritur deri në 46 gradë Celsius, duke vendosur alarme të kuqe në disa rajone jugore si Andaluzia dhe Ekstremadura.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin daljet në orët e pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar. Shërbimet emergjente janë vënë në gatishmëri për të përballuar pasojat e mundshme shëndetësore, veçanërisht tek të moshuarit dhe fëmijët.

Edhe vende të tjera të Evropës Jugore, si Italia, Greqia dhe Franca, po përjetojnë temperatura jashtëzakonisht të larta, duke prekur nivele rekord për muajin qershor. Organizatat meteorologjike evropiane kanë njoftuar se vala e të nxehtit do të vazhdojë për disa ditë, me rrezik të lartë për zjarre në pyje dhe ndikime të drejtpërdrejta në bujqësi dhe furnizimin me ujë.

Kjo situatë është konsideruar si një tjetër tregues i drejtpërdrejtë i ndikimit të ndryshimeve klimatike, të cilat po shkaktojnë gjithnjë e më shpesh ekstreme moti në të gjithë globin. /Versus.al/

Poll