BOTA /

Dje sulm me makinë e sot me thikë / Sërisht incidente në protestat antiqeveritare në Serbi (VIDEO)

Një i moshuar ka tentuar të sulmojë me thikë një student gjatë protestave studentore në Novi Sad

Shkruar nga Versus

Dje sulm me makinë e sot me thikë / Sërisht incidente në

Sot para Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, gjatë protestave antiqeveritare, një i moshuar me thikë ka tentuar të sulmojë një student, i cili qëndronte i qetë me duar të ulura.

Disa studentë e çarmatosën burrin që u përplasën me studentin, raporton nova.rs.

Ky është vetëm njëri prej sulmeve ndaj studentëve, pjesëmarrësve të protestës në serinë e incidenteve ndaj tyre, ku një nga më të rëndat ndodhi dje kur një shofer u arrestua pasi tentoi të vriste një studente që mori pjesë në protesten në rrugën Rooseveltova.

Përkatësisht, ai me veturën e tij ka tentuar të kalojë me forcë bllokadën dhe me atë rast ka goditur një studente e cila ndodhej në trotuar.

Studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. 

Poll