Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk i dëshiron emigrantët somalezë në SHBA, duke u thënë gazetarëve se ata duhet të "kthehen nga kanë ardhur" dhe se "vendi i tyre nuk është i mirë për një arsye".
"Nuk i dua ata në vendin tonë, do të jem i sinqertë me ju", tha ai gjatë një takimi të kabinetit të martën.
Trump shtoi "SHBA-të do të shkojnë në rrugën e gabuar nëse vazhdojmë të sjellim mbeturina në vendin tonë".
Komentet e tij përçmuese erdhën ndërsa autoritetet e imigracionit u raportua se po planifikonin një operacion zbatimi në komunitetin e madh somalez të Minesotës. Zyrtarët në shtet e kanë dënuar planin, duke argumentuar se ai mund të përfshijë padrejtësisht qytetarët amerikanë që mund të duken se janë nga kombi i Afrikës Lindore. Versus.al
