Pasditen e djeshme, kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Degës Nr.9 në Tiranë ndërsa një i ri i cili ishte i pranishëm nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryedemokratit.
Ai u shpreh se ishte aktivizuar në PD që prej 2013-ës dhe se dekorajohet kur sheh që ata që përpiqen nuk vlerësohen dhe prpmovohen figura që nuk japin rezultate. I riu i tha Berishës se është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë.
“Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultatet e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.
Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD. Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet.
Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona.”-tha ai.
Ndërsa Sali Berisha iu përgjigj shkurt të riut duke thënë: “Faleminderit për sugjerimet që ke bërë. Ardhja e deputetëve te ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë.”-iu përgjigj kryedemokrati. Versus.al
