POLITIKË /

Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Rama i shpreh ngushëllimet homologut spanjoll: Trishtim i thellë

Rama shkruan se mendimet e popullit shqiptar janë me ata që kanë humbur të dashurit nga ky aksident tragjik.

Shkruar nga Versus
Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Rama i shpreh
Edi Rama, Pedro Sanchez

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur së fundmi në Spanjë ku deri më tani 39 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së 2 trenave të shpejtësisë së lartë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama i shprehu ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanches,

“I dashur Pedro, me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe timin, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment pikëllimi.

Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit dhe me të gjitha ekipet që punojnë pa u lodhur në përgjigje të kësaj tragjedie”- shkruan kryeministri.

Ndërkohë në Spanjë vijojnë kërkimet për gjetjen e personave nën rrënojat e dy trenave pas përplasjes tragjike. Versus.al

Poll