BOTA /

Donald Trump: India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm

Ai thotë se kjo vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të dhe vazhdon të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”.

Shkruar nga Versus

Donald Trump: India dhe Pakistani kanë rënë dakord për

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një “armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”.

Ai thotë se kjo vjen pas një “nate të gjatë bisedimesh” të ndërmjetësuara nga SHBA-të dhe vazhdon të lavdërojë të dy vendet për përdorimin e “logjikës së shëndoshë dhe inteligjencës së shkëlqyer”.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka zhvilluar telefonata të rregullta me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe ministrin e jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar që nga fundi i prillit.

Trump tha më parë këtë javë se tensionet në rritje ishin një turp dhe se ai donte që kjo të ndalej, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance tha se një luftë midis dy vendeve “nuk do të ishte puna e SHBA-ve”.

Poll