BOTA /

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me a*më, reagon Trump: Kjo kafshë do ta paguajë shtrenjtë

Shkruar nga Versus

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me a*më,

Donald Trump ka reaguar menjëherë pasi dy ushtarë të gardës kombëtare në SHBA u qëlluan me armë zjarri.

Pak më vonë, në një postim, Trump premton se autori i krimit do të paguajë shtrenjtë:

“Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët u plagosën rëndë dhe tani ndodhen në dy spitale të ndryshme, është gjithashtu e plagosur rëndë, por sidoqoftë, ai do të paguajë shtrenjtë. Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare, si dhe të gjitha forcat ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Këta janë njerëz vërtet të shkëlqyer. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Presidencën, qëndrojmë me ju! ”

Policia arriti të identifikonte dhe arrestonte autorin e krimit pak minuta pas ngjarjes.

Dy ushtarët e gardës janë në gjendje kritike, ndërsa personi i armatosur ka lëndime të lehta. Në Florida, Trump u informua për incidentin, Shtëpia e Bardhë u vu në izolim gjatë incidentit të përgjakshëm.

 

Poll