BOTA /

Afati i koalicioneve në Kosovë drejt fundit, Limaj zbulon me cilën parti është në bisedime

Limaj ka deklaruar se është në tentativa koalicioni me LDK-në e cila drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Shkruar nga Versus

Afati i koalicioneve në Kosovë drejt fundit, Limaj zbulon me

Kosovë- Brenda 30 nëntorit përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Krerët e partive politike kanë nisur takime për të arritur marrëveshje koalicionesh që mund t’u garantojnë fitoren në fund të dhjetorit. Mes këtyre takimeve kanë qarkulluar informacione mbi mundësinë e krijimit të disa koalicioneve.

Mediat raportuan se partia “Nisma Socialdemokrate” është në bisedime për të patur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Por këtë gjë e ka mohuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i cili ka bërë të ditur se është në diskutime me LDK-në.

“Jemi në bisedime me LDK-në, sa i përket PDK-së nuk kemi pas ftesë dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjë takim”, tha Limaj.

Ndryshe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë ditë më parë se janë të hapur që të bashkëpunojnë me Nismën, mirëpo duke e përfshirë Limajn dhe bashkëpartiakët e tij në listë të kandidatëve për deputetë të LDK-së. Versus.al

Poll