BOTA /

Skandal / 3 policë nën hetim për rrahjen e përdhun*min me 'shkop gome' të një të arrestuari në Francë

Akuza tronditëse gjatë ndalimit në Sarcelles, viktima pretendon se u dhunua dhe u abuzua seksualisht në ambientet e komisariatit

Shkruar nga Versus

Skandal / 3 policë nën hetim për rrahjen e përdhun*min me  
Tre efektivë policie në Francë janë vënë nën hetim pas akuzave të rënda për dhunë dhe përdhunim ndaj një personi të arrestuar. Rasti dyshohet se ka ndodhur në komisariatin e Sarcelles, në periferi të Parisit, dhe është marrë në shqyrtim nga IGPN, e njohur si “policia e policisë”.

Sipas prokurorisë së Pontoise, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të premten e kaluar gjatë ndalimit të një burri të arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Vetë i ndaluari ka deklaruar se është rrahur, ndërsa ishte i prangosur në një stol brenda komisariatit.

Sipas raportimeve të medias franceze, ai pretendon se më pas është dërguar në tualet, larg kamerave të sigurisë, ku policët dyshohet se i kanë futur në anus një shkop teleskopik (një mjet metalik i përbërë nga disa segmente që përdoret zakonisht nga policia ose forcat e sigurisë për vetëmbrojtje dhe kontroll të situatave), duke kryer kështu një akt të rëndë abuzimi seksual.

Skandal / 3 policë nën hetim për rrahjen e përdhun*min me

Prokuroria ka bërë të ditur se është hapur një hetim për “dhunë të kryer në bashkëpunim nga persona që ushtrojnë autoritet publik”, si dhe për “përdhunim nga persona që abuzojnë me detyrën”. Lëndimet e pretenduara kanë shkaktuar një paaftësi për punë më pak se 8 ditë.

Tre policët e përfshirë nuk janë arrestuar, por pritet të merren në pyetje nga IGPN. Nga ana tjetër, ata kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se i ndaluari ka qenë “jashtëzakonisht fyes dhe i dhunshëm”, dhe se incidenti ka ndodhur pasi ai ishte mbyllur në tualet dhe refuzonte të dilte.

Ndërkohë, personi i arrestuar është liruar dhe çështja për posedim droge ndaj tij është mbyllur pa ndjekje penale.

Poll