BOTA /

Dy vite pa kontakt publik, Vuçiç zhvillon bisedë telefonike me Putin

Diskutimi mes 2 liderëve vjen pak ditë pasi Vuçiç mori pjesë në samitin mes vendeve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit.

Shkruar nga Versus
Dy vite pa kontakt publik, Vuçiç zhvillon bisedë telefonike
Takim i mëparshëm mes Putin dhe Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vijon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, përkundër zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe thirrjes së BE-së për të sanksionuar Moskën zyrtare.

Ditën e sotme ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Një bisedë shumë e mirë me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Vladimirovich Putin”, shkroi ai në një postim në Instagram, ku tregoi me video se çfarë biseduan pas më shumë se 2 vitesh pa kontakte publike mes tyre.

“Shkëmbyem mendime për të gjitha çështjet tona të rëndësishme dypalëshe, duke përfshirë ato ekonomike”, tha Vuçiç.

Mes të tjerash, Vuçiç tha se e ka falenderuar Putinin për garantimin e sasive të mjaftueshme të gazit me çmime të favorshme për Serbinë këtë dimër. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: